Grupi qytetar “Njerëz të Pastër për një Kosjeriq të Pastër” ka denoncuar se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas mediumit serb Danas, Radoiçiq ka kërcënuar vazhdimisht qytetarët në një fshat në Serbi, për pjesëmarrje në protestën kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas dëshmitarëve, Radoiçiq u shoqërua nga rojë sigurie dhe zyrtarë lokalë, përfshirë kryetarin e komunës, Zarko Dokiq, si dhe këshilltarët Dalibor Vujiq dhe Slobodan Dukiq.

Në një deklaratë për media, grupi qytetar kërkoi reagim urgjent nga prokuroria, policia dhe shërbimet e sigurisë, për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve.

“Nuk kemi frikë. Lufta për një Kosjeriq të lirë, të sigurt dhe të drejtë do të jetë vetëm më e vendosur dhe këmbëngulëse pas kësaj ngjarjeje,” thanë përfaqësuesit e grupit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com