Një vrasje në fshatin Balaj ka tronditur Ferizajin të hënën mbrëma. Raportohet se i dyshuari për vrasje, është djali i axhës së viktimës.

Palët kishin mosmarrëveshje të mëhershme.

Tutje, ky medium raporton se personi që u vra sonte në fshatin Balaj të Ferizajt është i moshës 38-vjeçare dhe është qëlluar me katër plumba në stomak.

Viktima ka lënë pas vetës katër fëmijë.

.38-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak nga i dyshuari B.R, rreth 50-vjeçar që drejt tij kishte gjuajtur rreth pesë herë. I ndjeri ka lënë prapa katër fëmijë të tij në moshë të vogël dhe gjendja e familjarëve është e rëndë.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, ka thënë zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume