Më 24.09.2025, në orën 17:00, një 22-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në Stacionin Policor Gostivar se ish-i dashuri i saj, L.Q. nga Negotina, pas ndarjes e kishte ndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht.
Sipas denoncimit, më 24.09.2025 në orën 14:30, para ambulancës së një fshati të Gostivarit, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj dhe më pas kishte sulmuar fizikisht T.A. (33) nga Forina, duke menduar se ishte bashkë me to.
Policia ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Mgid