Real Madridi merr fitore të vështirë në udhëtim te Sociedadi – luajti mbi një orë me një lojtar më pak

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Real Sociedadi, duke luajtur me një lojtar më pak në fushë për më shumë se një orë.
“Los Blancos” fituan si mysafirë të Real Sociedadit me shifrat prej 2-1.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 12-të të ndeshjes, pasi e zuri një top që po kthehej nga mbrojtja e Sociedadit.
Mirëpo, 20 minuta më vonë, Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje si lojtar i fundit.
Në minutën e 44-të, Reali e gjeti golin e qetësisë me anë të Arda Gulerit, pas një super asistimi nga Kylian Mbappe.
Me këto shifra u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën u shënua edhe një gol, por nga vendasit.
Mikel Oyarzabal e ngushtoi epërsinë përmes një penalltie në minutën e 56-të.
Gola tjerë më nuk pati, me Realin që mbrohej me të gjitha forcat, për të ruajtur epërsinë dhe rekordin perfekt në këtë fillim sezoni.
Reali tashmë ka 12 pikë pas katër ndeshjeve, teksa Sociedadi e pësoi humbjen e dytë këtë edicion. Ndeshjen e ardhshme, Reali e luan ndaj Espanyolit, ndërsa Sociedadi do të ketë punë me Betisin.