Tiranë, 26.09.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në Takimin jubilar XX vjetor ndërkombëtar me temë: “Kontributi i diasporës shkencore për integrimin në hapësirën evropiane të kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë mbarëkombëtar”, i organizuar nga Instituti Alb-Shkenca, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.

Rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektori Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, si dhe Mr. Driton Zendeli.
Delegacioni UNT-së, udhëhequr nga rektori Fetaji ishin pjesë e panelit të parë në të cilën u zhvilluan punimet në formën e tre paneleve shkencore edhe atë, gjatë panelit të parë u diskutua për “Kërkim shkencor i paraprirë për zhvillimin e arsimit të lartë, rolin dhe kontributi i diasporës shkencore shqiptare për integrimin në hapësirën kërkimore dhe arsimore evropiane” në panelin e dytë temë diskutimi ishte “Mbështetja e institucioneve kërkimore për prioritetet e zhvillimit, ndërsa në panelin e tretë u diskutua për “Kërkimet shkencore dhe sfidat e albanologjisë në shekullin XXI: Tradita dhe risi.”

Pjesëmarrja e delegacionit të UNT-së në këtë forum shkencor përbën një dëshmi të qartë të angazhimit të Universitetit për të forcuar kapacitetet kërkimore dhe për të kontribuar aktivisht në zhvillimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, si dhe në integrimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor shqiptar në hapësirën evropiane.

Mgid