Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, u takua me ish-Presidentin e Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani
Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u takua me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u theksua respekti i ndërsjellë dhe lidhjet e vazhdueshme mes personaliteteve akademike dhe Universitetit të Tetovës.
Universiteti i Tetovës e vlerëson lart figurën dhe kontributin e Prof. Dr. Rexhep Meidanit në jetën akademike e publike dhe e konsideron nder të veçantë këtë takim. Rektori ynë, shprehu mirënjohjen ndaj Prof. Dr. Meidanit për mbështetjen që ai i ka dhënë kauzës së Universitetit të Tetovës që në vitet e para të themelimit, si dhe angazhimin e kuadrove arsimore e shkencore nga Shqipëria në mbarëvajtjen dhe zhvillimin institucional të UT-së.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë që këto takime dhe bashkëpunime të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Mgid