Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, do të përfundojë mandatin e tij si ambasador në Kosovë javën e ardhshme.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në një ceremoni lamtumirëse, ku ka marrë pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani si e ftuar speciale, Rohde ka premtuar se pavarësisht se i përfundon misioni, do ta mbajë Kosovën pranë zemrës dhe se do të vazhdojë të mbajë lidhjet me të, shkruan Reporteri.net.

Rohde ka kujtuar kohën e kaluar në Kosovë, ku ka folur për mikpritjen e jashtëzakonshme, kënaqësinë që ka ndjerë duke eksploruar natyrën në ecje malore dhe shoqërinë në fushën e futbollit—duke veçuar fitoren e fundit të Kosovës ndaj Suedisë, me disa lojtarë të lindur në Gjermani që krenarisht përfaqësuan rrënjët e tyre.

“Ai përshëndeti liberalizimin e vizave në vitin 2024 si një hap shpresëdhënës drejt afrimit me Evropën dhe vlerësoi lidhjet e forta mes Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht përmes diasporës së frymëzuar të Kosovës—sipërmarrës, politikanë dhe artistë”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Ndërkohë, Osmani ka theksuar lidhjet e forta që janë krijuar dhe marrëdhënien e ngushtë që Gjermania dhe Kosova kanë zhvilluar gjatë këtyre viteve. /Reporteri.net

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com