“Rrëmbehet” në Tetovë dhe niset drejt Manastirit njëra nga dy tribunat e montuara prej te Qendra Sportive.
S’dihet nëse i ndryshohet lokacioni apo bëhet për përdorim të përkohëshëm. Por, vetëm disa ditë pasi Ministri i Sportit vizitoi Qendrën Sportive në Tetovë, tribuna “fluturon” nga vendi i saj dhe niset drejt Manastirit. Pritet nga përgjegjësit të jepet sqarim rreth këtij veprimi!
Ndryshe dy pjesët e “tribunës së montuar”, me kapacitet prej rreth 120 vendeve për tu ulur (secila me 58 ulëse), tashmë një kohë ishin vendosur te qendra sportive në Tetovë. Pa u lëshuar kurrë zyrtarisht në përdorim, por gjithsesi i jepnin një pamje të bukur pjesës ku ishin vendosur dhe dukej se do ishin një vlerë shtesë e qendrës.
Mbetet të shihet nëse do kthehen sërish, apo do mbetet vetëm një kujtim i bukur afatshkurtë si dekorim i Qendrës Sportive në Tetovë?!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com