Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka nisur vazhdimin e dëshmisë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.

I pyetur nëse kishte takuar Jakup Krasniqin në kohën e luftës, Rubin tha mund të jetë takuar, por nuk i kujtohet.

“Mendoj se jam takuar me të, por ka pasur shumë gjëra që po ndodhnin gjatë atyre muajve dhe nuk mund të jem absolutisht i sigurt”, tha Rubin.

Sa i përket Kadri Veslit, Rubin tha se nuk i kujtohet që mund të jetë takuar me të.

“Nuk më kujtohet ky individ. Nuk mund të përgjigjem”, tha Rubin.

Ai po ashtu tha se është e mundur të jetë takuar me Rexhep Selimin, por tha se nuk mund të kujtojë emrat e 25 viteve.

“Është shumë e mundur që po. Kam kujtuar shumë komandantë të UÇK-së gjatë viteve, por nuk më kujtohen emrat e para 25 viteve”, tha Rubin. /Reporteri.net/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com