Sot , rreth orës 06:00, pas faljes së namazit të mëngjesit, në zonën e Bit Pazarit në Shkup – në dalje të Dyqanxhikut – një qytetar boshnjak me emrin Senad i ka shprehur shqetësimet e tij kandidatit për deputet Bujar Osmani informon Tetovasot.

Senadi ka raportuar një problem që, sipas tij, prek zonën ku jeton prej muajsh, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional. Ai ka kërkuar që ky shqetësim të merret parasysh nga institucionet dhe politikanët.

Nga ana e tij, kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, theksoi se çdo ditë po dëgjon dhe po mbledh shqetësimet e qytetarëve, duke premtuar se do t’i raportojë dhe do të kërkojë zgjidhje për to. “Qytetarët kanë shumë probleme dhe meritojnë të dëgjohen,” tha Osmani.

Ky takim është pjesë e kontakteve të përditshme të kandidatit me banorët e Çairit , veçanërisht në zonat ku problematikat sociale e ekonomike janë më të theksuara.Tetovasot

Mgid