Shërbimi Sekret amerikan njoftoi sot se kishte çmontuar një “rrjet të madh pajisjesh elektronike” në rajonin metropolitan të Nju Jorkut, që përbënte një “kërcënim të menjëhershëm” për përfaqësuesit politikë që merrnin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Agjencia, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e udhëheqësve politikë amerikanë dhe të huaj, tha se kishte zbuluar “300 servera SIM të vendosur së bashku dhe 100 000 karta SIM në vende të shumta”.

“Ndërsa ekzaminimi i këtyre pajisjeve është duke vazhduar, analiza e hershme tregon komunikime celulare midis aktorëve kërcënues të shtetit dhe individëve që janë të njohur për zbatimin e ligjit federal”, tha ajo duke sugjeruar përfshirje të huaj.

Njoftimi erdhi pak para se presidenti Donald Trump të fliste në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

”Pajisjet mund të lehtësonin thirrje kërcënuese anonime dhe gjithashtu mund të ishin përdorur për të nxjerrë jashtë funksionit antenat e telekomunikacionit duke i mbingarkuar ato”, sipas deklaratës.

Kriminelët do të kishin qenë në gjendje të kryenin edhe komunikime të koduara”, tha ajo.

“Potenciali për ndërprerje të telekomunikacionit të vendit tonë që vjen nga ky rrjet pajisjesh nuk mund të mbivlerësohet,” tha drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran.

“Misioni mbrojtës i Shërbimit Sekret të SHBA-së ka të bëjë tërësisht me parandalimin dhe ky hetim ua bën të qartë aktorëve të mundshëm keqbërës se kërcënimet e menjëhershme ndaj personave tanë të mbrojtur do të hetohen, gjurmohen dhe çmontohen menjëherë”, shtoi ai.

Mgid