Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka marrë një vendim të fortë që në ditët e para të detyrës së saj të re. Pak ditë pas betimit në Presidencë, Koçiu i ka propozuar qeverisë shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila, një emër i njohur që mbante këtë post prej janarit 2021.

Shkaku i masës së menjëhershme ka qenë një denoncim qytetar, i cili ka raportuar se Mahila ishte fotografuar duke konsumuar cigare brenda një ambienti të mbyllur, në kundërshtim me ligjin që ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike. Pas verifikimit të rastit, ministrja Koçiu propozoi lirimin e tij nga detyra, vendim që më pas u miratua nga qeveria.

Në një veprim që tregon transparencë dhe vendosmëri, ministrja ka njoftuar personalisht qytetarin që kishte bërë denoncimin, duke e informuar për përfundimin e procesit.

Ky është vendimi i parë i madh i Alban Koçiut si ministre e Brendshme, duke dhënë sinjalin se ligji do të zbatohet pa kompromis, pavarësisht funksionit apo pozitës së personave të përfshirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume