SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.V. (57) nga Shkupi për bazat e dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Sipas raportit, më 02.09.2025, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në fshatin Idrizovë, ku u gjetën dhe konfiskuan 50 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe dy granata dore M75, të cilat i kishte blerë dhe ruajtur në mënyrë të paautorizuar.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Mgid