Shkup – SPB Shkup ngriti kallëzim penal ndaj disa personave për veprime të dhunshme gjatë një përleshjeje që ndodhi më 16.08.2025.

S.D. (18) akuzohet për tentim vrasje ndaj A.A. (19) dhe S.D. (34), të cilët dyshohet se shkaktuan lëndime të rënda trupore. Ndërkohë, D.D. (32), S.D. (50), R.Xh. (21), S.S. (56), A.D. (25) dhe A.D. (27), të gjithë nga Shkupi, dyshohen për pjesëmarrje në rrahje.

Ngjarja ndodhi pas një grindjeje të mëparshme, gjatë së cilës i denoncuari i parë përdori një send druri për të sulmuar një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të gjithë të denoncuarve do të ndiqet procedurë penale.TS

Mgid