Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur Kamzën pak pas mesnate. Rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së ish-kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, është vendosur një sasi e dyshuar eksplozivi.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Forca të shumta policie shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave.

Xhelal Mziu është një figurë e njohur politike e Partisë Demokratike, i cili ka drejtuar Bashkinë e Kamzës për disa mandate dhe aktualisht është deputet i qarkut Tiranë.

Banorë të zonës thanë se janë zgjuar nga një zhurmë e fortë dhe panë tym që dilte nga oborri i banesës, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik në lagje.

Policia ka rrethuar perimetrin dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbuluar autorët e këtij akti. /noa.al

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mgid