Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në ‘Ecopartenope’ në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali.

Sipas informacioneve fillestare të raportuara për mediat italiane nga zjarrfikësit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një person i katërt raportohet i zhdukur.

Disa ekipe zjarrfikëse janë në vendngjarje.

Tre viktimat ishin punëtorë të angazhuar në punime mirëmbajtjeje.

Ende nuk është e qartë nëse punëtorët ishin punonjës të kompanisë apo kontraktorë të jashtëm.

Mgid