Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve të duhura, SPB Manastir ka zbardhur rastin e marrjes me forcë të një bluze nga një person nga Suedia, i cili qëndronte në Dibër. Policia identifikoi autorët dhe zhvilloi intervista zyrtare me ta në stacionin policor. Autorët janë katër të rinj 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri. Me urdhër gjyqësor, u kryen kontrollime në banesat e tyre, dhe gjatë intervistave ata pranuan veprën.

Më 28.08.2025, në orën 19:50, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim në Dibër, raportoi se në rrugën “Shirok Sokak” në Manastir, disa persona i afrohen dhe tentuan t’i marrin bluzën që mbante, e cila kishte të vizatuar kokën e shqiponjës përpara dhe mbrapa. Sipas raportit, ai ia dha bluzën pasi pa se nuk mund të mbrohej.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet padi sipas nenit 319 të Kodit Penal – “shkaktim urrejtjeje, përçarjeje ose papajtueshmërie mbi bazë kombëtare, racore, fetare ose diskriminuese tjetër”.

Mgid