Familja dhe miqtë e këngëtares së famshme, Britney Spears, janë të shqetësuar për mënyrën e jetesës së saj. Thuhet se ajo jeton në rezidencën e saj që është e mbushur me jashtëqitje qensh.
“Daily Mail” ka cituar një burim i cili ka thënë se 43-vjeçarja ‘po kalon një episod tani dhe do ta shohim atë duke u përballur me të siç ka bërë për vite me radhë’.
Burimi më pas ka shtuar:
“Ata që janë afër saj e kanë parë këtë shumë herë më parë dhe, megjithëse ajo është duke u monitoruar, nuk ka asnjë mënyrë që të ndërhyhet”.
Ndërsa një anëtar i familjes së këngëtares së njohur ka vënë në dukje se ata janë ‘të shqetësuar’ për shëndetin e saj. Ai ka theksuar se Britney ‘nuk po shkon aspak mirë’dhe se miqtë dhe të afërmit janë “të tmerruar për të ardhmen e saj”.
“Shtëpia e saj është një rrëmujë. Ajo nuk pastron pas qenve, nuk ka dikë për të pastruar çdo ditë dhe thjesht nuk funksionon si një i rritur”, ka deklaruar personi në fjalë.
Shqetësimet u intensifikuan muajin e kaluar kur 43-vjeçarja postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke kërcyer brenda rezidencës së saj në Thousand Oaks, Kaliforni, ku jashtëqitjet e qenve ishin të dukshme në dysheme.
Në video, këngëtarja e famshme këndon, kërcen dhe flet me një theks britanik, ndërsa mban veshur një bluzë të shkurtër, pantallona të shkurtra dhe çizme të zeza. Në sfond, objekte ishin të shpërndara në dysheme.
“Po luaj me dritat dhe po pastroj shtëpinë time sikur të mos ketë të nesërme”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj.
Pavarësisht se Spears i kishte çaktivizuar komentet në llogaritë e saj, disa fansa shprehën shqetësim në X (më parë Twitter):
“O Zot, çfarë i ndodhi të shkretës Britney ? A është ky çmimi i famës ?”.