Aktivisti republikan me ndikim, Charlie Kirk u qëllua për vdekje në një aktivitet në Universitetin Utah Valley të mërkurën në mbrëmje.

Kërkimi për të dyshuarin është duke vazhduar.

Më poshtë e gjeni krejt kronologjinë se si ndodhi incidenti, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Kirk arrin në aktivitet, pjesë e turneut të tij “American Comeback” i cili ishte planifikuar të ndalonte në 15 kampuse universitare në SHBA.Kirk qëllohet. Policia thotë se të shtënat erdhën nga rreth 182 metra largësi.Policia konfirmon se të shtënat u qëlluan gjatë një aktiviteti në Universitetin Utah Valley.Sekretarja e Bujqësisë e SHBA-së, Brooke Rollins, thotë në X se Kirk është në gjendje kritike, por “ende me ne”.Policia u thotë studentëve të largohen nga kampusi “menjëherë” dhe deri në njoftim të mëtejshëm.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njofton se Kirk ka vdekur nga plagët e marra.Trump urdhëron që flamujt të ulen në gjysmë shtizë në SHBA për të përkujtuar aktivistin konservator.Drejtori i FBI-së, Kash Patel, thotë se një “subjekt” është në paraburgim.Patel thotë se subjekti është liruar – në total, dy të dyshuar u arrestuan dhe më pas u liruan.Trumpi poston një video mesazh në platformën e tij Truth Social, duke thënë se është “i mbushur me pikëllim dhe zemërim” pas “vrasjes së tmerrshme” të Kirk. Ai premton të godasë dhunën politike.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com