“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA (VIDEO)

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor, skuadra e Shkëndijës do të zhvillojë ndeshje në stadiumin e ri, duke theksuar se punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë.
Portali TS sot ka qenë në vendin e ngjarjes dhe situata në terren tregon një realitet krejt ndryshe – ndërtimi i stadiumit, me këtë ritëm, nuk pritet të përfundojë as për 20 vite, e jo më deri në tetor siç pretendon kryetari i komunës.
Kontrata për ndërtimin e stadiumit është nënshkruar më 18 mars 2024,(Që mund të shihet më poshtë), pra ka kaluar gati 2 vite.
Sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet Ndërmarrjes Publike “Tetova-Transport” (në emër të Komunës së Tetovës) dhe kompanisë “EProperty – Ekologu”, dinamika e ndërtimit ishte përcaktuar kështu:
Në vitin e parë duhet të përfundohej 28.66% e punimeve,
Në vitin e dytë 37.22%,
Dhe në vitin e tretë 34.12%.
Tani jemi drejt fundit të vitit të dytë dhe sipas dinamikës është dashur të jetë 65.88% e ndërtimit, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Bilall Kasami si dhe videove të portalit TS, është e dukshme se deri më tani janë realizuar vetëm 5-7% e punimeve totale në stadium.
Atëherë shtrohet pyetja: Si do të përfundohet stadiumi brenda muajit tetor, kur kanë mbetur më pak se një muaj, ndërsa punimet janë në vetëm 5%?
Duhet të përfundohen edhe 95% të punimeve që stadiumi të jetë gati për të pritur ndeshje.
Nga ana tjetër, burime të portalit TS bëjnë të ditur se kompania EProperty ka lëshuar fatura në vlerë mbi 1 milionë euro, ndërsa Ndërmarrja “Tetova-Transport” nuk ka paguar ende asnjë shumë.
Nëse vazhdohet me këtë ritëm, sipas “dinamikës” së paraqitur nga Bilall Kasami, stadiumi mund të përfundojë vetëm rreth vitit 2050, dhe vetëm atëherë Shkëndija mund të luajë në fushën e saj të re./TS/
Më poshtë keni VIDEON- Kontratën dhe Dinamikëne punimeve:
@tetovasot_official “Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” – Ja Kontrata#nevrijademi #viralvideos #TS #Ekskluzive #Tetovë