Kandidati për kryetar të Këshillit të Tetovës, Albi Qamili, rezulton se muajt e fundit ka marrë pagë nga Ministria e Ekonomisë, edhe pse gjatë kësaj kohe është parë duke punuar në restorantin e tij privat “PRIMAVERA”.
Sipas të dhënave nga Open Finance, Qamili ka përfituar nga 40 mijë denarë në muaj gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, pa qenë i pranishëm asnjëherë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.
Ndërkohë, Komuna e Tetovës ka transferuar një shumë prej 100 mijë denarësh në llogarinë e restorantit PRIMAVERA. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, ka deklaruar se kjo pagesë është bërë për shkak të pritjes së mysafirëve gjatë verës kulturore.
Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar mbi detyrën apo pozitën që Albi Qamili mbulon në këtë institucion.