Skandal në gjyqin e divorcit, Icardi ia publikon listën e ish-lojtarëve me të cilët e tradhtoi Wanda Nara

Drama e divorcit midis Icardit dhe Wanda Narës po shndërrohet në një telenovelë mediatike. Ish-bashkëshortët akuzojnë njëri-tjetrin për pabesi dhe tradhti.
Icardi ka dorëzuar në gjykatë prova në formë të fotografive dhe mesazheve duke ia numëruar ish-gruas listën e burrave me të cilët ai pretendon se ajo e tradhtoi.
Disa nga ta janë futbollistë të njohur. Keita Bale dhe Federico Fazio janë pjesë e kësaj liste me të cilët Icardi ishte bashkëlojtar.
Romanca e tyre filloi si një lidhje sekrete, ndërsa ëanda ishte ende e martuar me Maxi López, mikun e ngushtë dhe mentorin e Icardit te Sampdoria.