Sllovenia të enjten ia ndaloi hyrjen në territorin e saj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Një vendim të ngjashëm shteti që dikur ishte pjesë e Jugosllavisë mori në korrik të këtij viti ndaj dy ministrave izraelitë me qëndrime të së djathtës ekstreme.

Vendimi për ndalimin e hyrjes për kryeministrin izraelit u bë i ditur në një deklaratë të Qeverisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian që vitin e kaluar e njohu shtetin palestinez, në gusht i vendosi embargo armësh Izraelit si dhe ndalim të importimit të mallrave të prodhuara në territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli.

Mgid