SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër O.J. (32) nga Hungaria dhe A.B. (37) nga Serbia, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 25 gusht 2025, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të një automjeti “Toyota” me targa hungareze, që drejtohej nga O.J., dhe me bashkudhëtar A.B. dhe një person tjetër nga Hungaria, në bagazhet e tyre u gjetën dhe u sekuestruan kokainë, amfetaminë, ketaminë dhe tableta MDMA.

Rasti po dokumentohet dhe pas përfundimit të procedurave do të ndiqet kallëzim penal përkatës.TS