SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.D. (43) nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Sipas policisë, gjatë muajit tetor 2024, i dyshuari ka futur drogë në repartin gjysmë të hapur të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues në Burgun e Shtipit, ku ai vuante dënimin me burg.
Më 1 nëntor 2025, është kryer bastisje në hapësirën ku qëndronte A.D., ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, hashash, tableta dhe një përzierje me heroinë.TS
Mgid