Disa qytete bregdetare në Kroaci janë prekur nga përmbytjet pas stuhive të forta që goditën vendin të martën.

Moti ekstrem preku veçanërisht zonat kufitare të Sllovenisë dhe Kroacisë, veçanërisht Gadishullin e Istrias.

Në qytetin kroat të Novigradit, një azil pleqsh, një shkollë fillore dhe një palestër sportive përjetuan përmbytje.

“Falë Zotit, askush nuk u lëndua. Të gjithë banorët janë mirë. Përveç dëmeve materiale, nuk ndodhi asgjë serioze”, ka thënë Morena Stanivukoviq, drejtoresha e azilit të pleqve.

“Jetët njerëzore shpëtohen dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Stanivukoviq.

Shumë banorë, së bashku me shërbimet e emergjencës, ndihmuan në riparimin e dëmeve.

Mgid