Ambasada amerikane në Katar ka lëshuar një “urdhër strehimi në vend” për qytetarët e saj.

Ajo u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të monitorojnë rrjetet e saj sociale për përditësime pas raporteve për sulm izraelit në kryeqytet, Doha.

Ushtria izraelite ka sulmuar të martën një ndërtesë në Doha, duke thënë se kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit atje.

Nuk dihet ende nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume