Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar hapur disa zëvendësministra të koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë angazhimi dhe papërgjegjësi institucionale.

Duke folur në Debat në SHENJA, Taravari tha se një pjesë e zëvendësministrave nuk kanë as prezencë të rregullt në zyrat e tyre dhe madje disa nuk kanë as infrastrukturën bazë për të ushtruar detyrën.

“Kemi zëvendësministra që nuk shkojnë as në punë. Disa shkojnë vetëm një herë ose dy herë në javë. Nuk është vetëm një ose dy, janë shtatë,” deklaroi Taravari.

Ai shtoi se vetëm tre prej tyre kanë qenë aktivë dhe kanë treguar interes real për detyrën që mbajnë. “Tre zëvendësministra kanë qenë aktivë, të cilët janë interesuar. Disa nuk kishin as zyra, as veturë zyrtare nuk kishin. Ata e dinë vetë se kush janë,” u shpreh Taravari me ironi.

Mgid