Me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të lartë qytetar, u bë hapja zyrtare e Shtabit Zgjedhor në Tearcë, duke dhënë një mesazh të qartë: Nazim Taipi është kandidati që po e bashkon komunën dhe po e udhëheq drejt fitores.

M3bështetja nga të gjitha anët dhe prania e figurave të rëndësishme politike dëshmuan besimin e madh që qytetarët e Tearcës kanë ndaj kandidaturës së Taipit. Ai, me përvojën, vizionin dhe përkushtimin e tij, shihet si njeriu i duhur për të sjellë ndryshimin dhe zhvillimin që kjo komunë e meriton.

Ngjarja u kurorëzua me një përshëndetje të ngrohtë nga kryetari aktual i Gostivarit dhe lideri i Lëvizjes BESA, Arben Taravari, i cili u shpreh:
“Bashkë me Tearcën n’❤️, jemi me Nazim Taipin! Ky është momenti për ndryshim të vërtetë.”

Me këtë nisje të fuqishme të fushatës në Tearcë, mesazhi është i qartë: Vullneti i qytetarëve është në anën e Nazim Taipit.

Mgid