Arben Taravari ka thumbuar ashpër VLEN nga Tearca.
Ai tha se ky koalicion janë përqarë, dhe përveç asaj që pas zgjedhjeve lokale disa parti nga ky koalicion do t’i bashkohen AKI-së, Taravari shkon më tej – thotë se ka individë që edhe pse dalin në fotografi me Izet Mexhitin, i shkruajnë atij se do ta votojnë Bujar Osmanin.
“Janë duke u përçarë. Tash do të bëhen lëmsh, disa ekipe futbolli, disa parti të vogla. Ne u themi atyre që kanë pak ndërgjegje, mos të turpërohen. Dalin me Izetin në fotografi, kurse neve na shkruajnë se na mbështesin, se do ta votojnë Bujarin”, tha Taravari,
Mgid