Të paktën 1,000 persona kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut në malet e largëta Mara në perëndim të Sudanit, njoftoi grupi rebel Lëvizja/Ushtarake Çlirimtare e Sudanit (SLM). Ditët me shi të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, ku mbijetoi vetëm një person dhe një pjesë e madhe e fshatit Tarasin u shkatërrua plotësisht, thuhet në njoftimin e grupit.
Lëvizja bëri apel për ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Shumë banorë të Darfurit Verior kërkuan strehim në rajonin e maleve Mara pasi luftimet midis ushtrisë sudaneze dhe forcave paramilitare Rapid Support Forces (RSF) i detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Guvernatori i Darfurit, Mini Minavi, i lidhur me ushtrinë, e quajti rrëshqitjen e dheut një „tragjedi humanitare“. Lufta civile që shpërtheu në prill 2023 midis ushtrisë sudaneze dhe RSF ka zhytur vendin në uri dhe ka çuar në akuza për gjenocid në rajonin perëndimor të Darfurit.