Më 15 shtator 2025, rreth orës 01:04, SPB Shkup mori njoftim nga Qendra e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” se M.I. (18) nga Shkupi kishte mbërritur me lëndime nga arma e zjarrit.

Nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar biseduan me V.I. (28) nga Shkupi, i cili kishte sjellë të lënduarin me automjet. Ai deklaroi se në rrugën “Metodija Mitevski”, një person me biçikletë kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të M.I. dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Është kryer këqyrja e vendngjarjes dhe po merren masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Mgid