Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes. Në një postim në Facebook ai e përshkroi ditëlindjen si moment reflektimi, energjie të re dhe mobilizimi qytetar informon Tetovasot.
“50 + 1, në sfidë me kohën, por gjithmonë me energji të re,” ka shkruar Dehari, duke falënderuar qytetarët e Kërçovës për mbështetjen dhe duke theksuar: “Të valojë shqipja mbi Kërçovë, mobilizohen shqiptarët.”
Ky mesazh Dehari e shoqëroi me thirrjen për bashkim dhe përkushtim ndaj komunës, duke e paraqitur ditëlindjen si nxitje për më shumë punë e angazhim për qytetarët.
Dehari ka qenë kryetar i Komunës së Kërçovës që nga viti 2013 dhe njihet si një nga figurat më të rëndësishme të pushtetit lokal në Maqedoninë e Veriut.Tetovasot