Sot, në hapësirat e Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, nën mentorimin e Prof. Dr. Milka Zdravkovska, u mbajt me sukses mbrojtja publike e disertacionit të doktoraturës së Dr. Art Zylbearit, i cili u vlerësua me notën maksimale 10.

Tema e hulumtimit “Lidhja e hiperhomocisteinemisë me presionin e gjakut te pacientët me sëmundje kronike të veshkave” trajton një nga sfidat më aktuale në shkencat mjekësore, duke ofruar qasje të reja dhe rezultate me rëndësi të madhe praktike për zhvillimin e mjekësisë moderne.

Ky sukses përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Dr. Art Zylbearin, por edhe një burim krenarie për qytetin e Tetovës dhe për të gjithë komunitetin akademik. Kontributi i tij pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e praktikës mjekësore dhe në avancimin e shkencës në vend.

Në fund të mbrojtjes, Dr. Art Zylbeari apeloi para komisionit të vlerësimit, institucioneve kompetente dhe Ministrisë së Shëndetësisë që homocisteina të njihet si biomarker zyrtar dhe të përfshihet në analizat laboratorike e në institucionet shëndetësore të vendit.