Tetovë – Sheshi i qytetit dikur ishte një nga pikat më të bukura të Tetovës, me gjelbërime dhe një shatërvan, por sot ai duket i braktisur. Në vend të hapësirave për rekreacion dhe argëtim, sheshi përdoret vetëm për koncerte, ku këngëtarët paguhen me shuma të majme, ndërsa fëmijët argëtohen me vetura elektrike dhe më shumë nuk ka asgjë për publikun e gjerë.

Me afrimin e një cikli të ri zgjedhor dhe në prag të fushatës për zgjedhjet lokale, qytetarët shprehen hapur për zhgënjimin e tyre. Para kamerave të Tetovasot, ata kanë kritikuar kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke theksuar kontrastin midis premtimeve dhe realitetit: projekti i shumëpërfolur për qendrën e Tetovës, i paraqitur në 3D si një “mini Dubai”, mbetet thjesht një vizion pa realizim.

Një anketë e Tetovasot ka nxitur reagime të forta nga qytetarët, të cilët shprehen pa dorashka:

“Çfarë Dubai, çfarë qameti?”

Por zhgënjimi i qytetarëve nuk kufizohet vetëm te sheshi. Shumë të tjerë shprehin pakënaqësi të përgjithshme për mënyrën se si është menaxhuar Komuna gjatë mandatit të Kasamit, duke e konsideruar punën e tij të pamjaftueshme dhe premtimet e pambajtura.

Tetovasot do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet dhe të raportojë për çdo hap konkret në lidhje me premtimet e kryetarit të komunës.TS

Mgid