Tetovari – Bilall Kasamit: A ka gjak shqiptari ai, tek Monopolli ndërton mbi kockat e njerëzëve (VIDEO)

Vazhdon zhgënjimi i madh tek tetovarët për Bilall Kasamin. Sipas një qytetari të Tetovës, Kasami duhet të përfundojë në burg për shkak se ka shitur gjithçka. Ai thotë gjithashtu se Kasami po ndërton mbi eshtrat e njerëzve te Monopolli.
“Tek Monopolli ndërton mbi kockat e njerëzëve, ky është turpi më i madh. Ky duhet të hyje në burg more me gjithë stafin. Ndërton mbi kufomat e të parëve tanë. A ka gjak shqiptari ai a ka njerëzi ai burrë a jo” shprehet i revoltuar qytetari i Tetovës.
Nga ana tjetër qytetarët e Tetovës në çdo anketë thonë se Bilall Kasami nuk e meriton të fitojë përshkak faturave të mëdha të mbeturinave dhe duke i çuar 10 mijë qytetarë në përmbarues./TS/
Mgid