Tetovarja mashtrohet me 14 mijë euro nga një person nga Kosova, i cili i kishte premtuar se do ti shesë banesë në Gjermani

MPB njofton se më datë 15.09.2025 rreth orës 17:15 në SPB Tetovë, një 45-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ishte mashtruar nga personi L.M. (48) nga Kosova për shumën prej 14.000 euro. Sipas denoncimit, ai u prezantua si drejtor i një firme ndërtimi në Gjermani, dhe ajo e kishte njohur përmes një kolege nga Kosova, me të cilën punojnë së bashku në Danimarkë. Siç është denoncuar, ajo u mor vesh me të për të blerë një banesë në Gjermani dhe gjatë marsit 2025, përmes transferit të shpejtë të parave, në tre këste ia dërgoi paratë. Gjithashtu, sipas denoncimit, pas një kohe e kërkoi atë për të parë se çfarë kishte ndodhur me banesën, me ç’rast ai e informoi se do të duhej të burgosej sepse ishte dënuar, pas së cilës ajo kuptoi se ishte mashtruar dhe denoncoi rastin si në Kosovë, ashtu edhe në SPB Tetovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.