Më 23 shtator 2025, rreth orës 21:50, S.T. (24) nga Tetova ka denoncuar në SPB Tetovë se po atë ditë, rreth orës 18:45, ndërsa po ecte me bashkëshorten e tij në rrugën “29 Nëntori”, pranë hyrjes së Spitalit Klinik të Tetovës, dy të mitur qëndronin pranë një motori dhe i kërkuan t’i hiqte bluzën duke e kërcënuar me thikë. Sipas S.T., pasi ai u përkul për të marrë një gur, të miturit u larguan nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Mgid