Në Maqedoni, droga dhe armët ilegale nuk kanë të ardhme, theksoi sot ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, pas asgjësimit të drogës dhe armëve të sekuestruara në ambientet e fabrikës “Makstil”.

Me proceset e asgjësimit të çdo gram droge dhe çdo cope arme, ai nënvizoi se shteti tregon se siguria e qytetarëve dhe e të rinjve në vend rritet në një nivel më të lartë.

Në aksionin e sotëm, shtoi ai, u asgjësuan mbi 4 tonë marihuanë, 18.000 bimë marihuanë, 79 kilogramë lule dhe mbi 21 kilogramë lloje të tjera droge, si amfetamina, kokainë, heroinë… U asgjësuan gjithashtu mbi 100 copë armë dhe mbi 1.000 copë fishekë dhe komponentë të tjerë të armëve.

“Të gjitha këto janë droga dhe armë të grumbulluara gjatë viteve të kaluara, ku kanë përfunduar procedurat ligjore. Në të ardhmen do të ndiqen sasi edhe më të mëdha,” tha Toshkovski.

Ai u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve maqedonas që gjatë periudhës së fundit kanë qenë të prekur nga banda kriminale në rajonet e Shkupit, Maqedoninë Perëndimore dhe juglindore të vendit, se me asgjësimin e këtyre sasisë së drogës dhe armëve ilegale po zgjidhen problemet dhe në të ardhmen do të asgjësohen edhe sasi të tjera.

Mgid