Më 14 shtator 2025, në orën 19:40, SPB Shtip mori informacion nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje se tre motoçiklistë maqedonas kishin humbur rrugën në malin Osogovë, mbi fshatin Sasa, komuna e Makedonska Kamenicës, afër kufirit me Bullgarinë, dhe kërkuan ndihmë përmes numrit 112.
Kontakti u vendos me personat dhe ata u lokalizuan në një zonë pyjore, në një terren të pakalueshëm, rreth 1000 metra mbi manastirin Shën Arhangjel Mihail në fshatin Sasa. Me ndihmën e një droni nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje, motoçiklistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u transportuan në Makedonska Kamenicë.
Bëhet fjalë për G.D. (38) nga Shkupi, K.N. (38) nga Gjevgjelia dhe D.P. (31) nga Shkupi. Ata nuk kërkuan ndihmë mjekësore dhe u larguan me motoçikletat e tyre.TS