Më 2 shtator 2025, policia në rajonin e Tetovës ka ekzekutuar tre urdhër-arreste ndaj personave të kërkuar për vuajtje dënimi me burgim.
Rreth orës 10:00, në fshatin Zhelinë, efektivët e SPB Tetovë ndaluan Sh.S. (25) nga Treboshi, i kërkuar për një vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 20:00, në fshatin Rasadishtë, u ndalua I.A. (35), i cili gjithashtu kërkohej për të njëjtin nen të Kodit Penal.
Ndërsa në orën 20:30, në fshatin Gorno Sedlarce, policia e Kamjanit arrestoi B.Z. (42), i dënuar për vepër penale sipas nenit 144 të Kodit Penal.
Pas procedurave të nevojshme, të tre personat u dërguan në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimet e shqiptuara nga gjykata.TS
Mgid