Tregtia e jashtme e Kinës përbën ende një pjesë të rëndësishme të rritjes së tregtisë globale, ndërsa ekonomia kineze mbetet një bazë me ndikim në ekonominë botërore, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ,Lin Jian në një konferencë të rregullt për shtyp të enjten.
Lidhjet tregtare midis vendeve të rajoneve të tilla si BE-ja, ASEAN-i, Afrika dhe Amerika Latine, janë ende të forta dhe një pjesë e treguesve pasqyrojnë prirjen pozitive të rritjes së vazhdueshme

Kur iu kërkua të komentonte lidhur me këtë, Lin Jian theksoi se sivjet janë shtuar më tej faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurtë në ekonominë botërore, ndërsa tregtia e jashtme e Kinës megjithatë pati rritje, duke ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm.

“Sipas të dhënave të fundit, në periudhën janar- gusht, vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave u rrit 3.5 për qind. Diversifikimi i tregtisë së jashtme jo vetëm ka zbutur në mënyrë efektive tronditjet nga luhatjet e mjedisit të jashtëm tregtar dhe ndihmon në stabilizimin dhe përmirësimin e zinxhirit global industrial dhe furnizues, por edhe ka favorizuar me të vërtetë konsumatorët kinezë e të huaj,” tha Lin-i.

Mgid