Tronditje në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit në Tetovë. Në adresë të portalit TS ka arritur një fotografi ku shihet se të gjithë anëtarët e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në Tetovë janë larguar nga grupet e LD-së në WhatsApp dhe Viber.
“Ikën anëtarët, u prish LD-ja. Askush nuk dëshiron të jetë vazal. Ja shiko si ikin një nga një prej grupit. S’ka më LD në Tetovë”, shkruan në adresë të TS një ish-anëtar.
Partia e Izet Mexhitit prej muajsh ka probleme me organizimin e degëve, veçanërisht në Tetovë, dhe është munduar të mbijetojë me njerëz nga jashtë Tetovës për të krijuar përshtypjen se është ende aktive.
Nga ana tjetër, edhe nga radhët e VLEN-it po vërehet një largim i përditshëm i shqiptarëve, për shkak të nëpërkëmbjes së madhe që u bën kryeministri Mickoski.
Vlen të theksohet se disa anëtarë që ende janë pjesë e LD-së në Tetovë nuk e votojnë Bilall Kasamin dhe nuk marrin pjesë në asnjë tubim të organizuar nga VLEN-i.