Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte gati të vendoste sanksione të rëndësishme ndaj Rusisë kur “të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord dhe të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë do të mbaronte nëse ato do të ndiqnin udhëzimet e tij.

Trump gjithashtu vuri në dukje – përmes një letre drejtuar anëtarëve të NATO-s se “angazhimi i NATO-s për fitore ka qenë shumë më pak se 100% dhe blerja e naftës ruse nga disa është tronditëse! Kjo dobëson ndjeshëm pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë tuaj negociuese me Rusinë. Sidoqoftë, unë jam gati të “shkoj” kur të jeni gati”.

“Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar në ndalimin e saj dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase”, pohon Trump në postimin e tij në Truth Social.

Në të njëjtën kohë, ai përmendi edhe Kinën, duke vënë në dukje se “ushtron kontroll të fortë, madje ndikim, mbi Rusinë, dhe këto tarifa të forta do ta thyejnë atë ndikim”, thekson presidenti amerikan.


Postimi i bërë nga presidenti amerikan në Truth Social: Jam gati të vendos sanksione të rëndësishme ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord dhe të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për FITORE është shumë më pak se 100%, dhe blerja e naftës ruse nga disa shtete është tronditëse! Kjo dobëson ndjeshëm pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë tuaj negociuese kundër Rusisë.

Sidoqoftë, unë jam gati të “vazhdoj” kur të jeni gati. Thjesht më thoni kur. Unë besoj se kjo, e kombinuar me NATO-n, si grup, duke vendosur tarifa prej 50% deri në 100% ndaj Kinës, të cilat do të hiqen plotësisht pasi të mbarojë lufta me Rusinë dhe Ukrainën, do të ndihmojë gjithashtu shumë në përfundimin e kësaj lufte vdekjeprurëse, por qesharake.

Kina ka kontroll të fortë, madje ndikim, mbi Rusinë dhe këto masa të forta tarifore do ta thyejnë atë ndikim. Kjo nuk është LUFTA E TRUMPIT (nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President!), është LUFTA e Bidenit dhe Zelensky-t. Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar në ndalimin dhe shpëtimin e mijëra jetëve ruse dhe ukrainase (7,118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. ÇMENDURI!). Nëse NATO bën atë që them unë, LUFTA do të përfundojë shpejt dhe të gjitha këto jetë do të shpëtohen! Nëse jo, ju thjesht po humbni kohën time dhe energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.”

Mgid