Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij në OKB. Trump në nisje të fjalës së tij përmendi” marrëveshjet historike tregtare që ka nënshkruar pas vendosjes së tarifave gjithëpërfshirëse globale.

Ai përmend së pari Mbretërinë e Bashkuar, e cila ishte kombi i parë që nënshkroi një marrëveshje të madhe me SHBA-në nën presidencën e Trump, si dhe Bashkimin Evropian, Japoninë, Korenë e Jugut, Vietnamin dhe shumë të tjerë”.

Po ashtu ai theksoi se është angazhuar shumë për t’i dhënë fund konflikteve në botë.

Ai renditi konfliktet midis Kamboxhias dhe Tajlandës; Kosovës dhe Serbisë; Pakistanit dhe Indisë; Izraelit dhe Iranit; Egjiptit dhe Etiopisë; Armenisë dhe Azerbajxhanit; dhe “luftën e egër dhe të dhunshme” midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.

Asnjë president tjetër nuk ka “bërë kurrë diçka të ngjashme”, thotë ai, ndërsa kritikoi OKB-në se “nuk u përpoq të ndihmonte” në asnjërën prej tyre.

Mgid