Donald Trump tha se ka ngritur një padi kundër gazetës “New York Times” për shpifje dhe fyerje, duke kërkuar dëmshpërblim prej 15 miliardë dollarësh. Padia përfshin gazetën, katër gazetarët e saj dhe botuesin “Penguin Random House”.

“‘New York Times’ për shumë kohë ka pasur leje të gënjejë, shpifë dhe të më njollosë, dhe kjo ndalon tani,” shkroi Trump në rrjetin e tij social.

Ai veçoi mbështetjen e gazetës ndaj Kamala Harris gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar dhe e përshkroi atë si “zëdhënës i Partisë Demokratike radikale të majtë”. Padia është dorëzuar në një gjykatë në Florida, që njihet si një bastion republikan. Gazeta deri tani nuk ka komentuar për padinë.

“Mbështetja e tyre për Kamala Harris ishte vendosur në qendër të faqes kryesore të ‘New York Times’, gjë që nuk është parë më parë,” tha Trump.

Ai akuzoi edhe media të tjera dhe programe televizive se e njollosin atë përmes “një sistemi shumë të sofistikuar dokumentimi dhe ndryshimi vizual”.

Trump paditi CNN-in për shpifje në vitin 2023, por një gjykatës federal e hodhi poshtë padinë e tij prej 475 milionë dollarësh.

Mgid