Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s duhet t’i rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirat e tyre ajrore, raporton “BBC”.

Trump ka thënë këtë duke iu përgjigjur një gazetari në New York.

Në takimin e tij me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Trump është pyetur nëse do të përkrahte veprimet e tilla.

Ai u përgjigj me: “Po”.

Në fillim të këtij muaji, NATO-ja ka rrëzuar dronë rusë mbi Poloni, në përballjen e parë të drejtpërdrejtë me Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Kjo i tronditi udhëheqësit në të gjithë Evropën, duke ngritur pyetje se sa e përgatitur është aleanca kundër agresionit rus në rritje.

Trumpi lavdëron Ukrainën: Po bën punë të shkëlqyer në ndaljen e ushtrisë së madhe ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar ushtrinë ukrainase, duke thënë se po bën një punë të shkëlqyer për të ndalë ushtrinë e madhe ruse.

Tumpi e ka bërë komentin gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë York.

“Ekonomia ruse është e tmerrshme tani… po shembet. Ukraina po bën një punë të shkëlqyer në ndalimin e kësaj ushtrie të madhe, sinqerisht. Është e mahnitshme”, ka thënë ai.

“Është një luftë që duhej të kishte mbaruar brenda tre ditësh, njerëzit thoshin se do të ishte shumë e shpejtë – por për këtë duhet t’ua zgjasni dorën ushtarëve ukrainas dhe të gjithë të përfshirëve”, ka shtuar Trumpi.

Mgid