Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se i “urren” kundërshtarët e tij, gjatë një fjalimi para një mase të madhe njerëzish, që ishin mbledhur të dielën për të nderuar organizatorin e të rinjve të krahut të djathtë Charlie Kirk.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në ngjarjen në Arizona të dielën, teksa Trumpi ka mbajtur një fjalim pas deklaratave emocionuese të së vesë së Kirk, Erika Kirk, e cila ka thënë se e falë të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Në një moment, Trumpi ka përmendur se pak para se të vdiste, Kirk i kishte thënë një anëtari të stafit se nuk kishte frikë nga studentët që nuk ishin dakord me të.

“Nuk jam këtu për t’i luftuar ata – dua që ata t’i njohin dhe t’i duan”, ka cituar Trumpi të ketë thënë Kirk.

“Ai nuk i urrente kundërshtarët e tij, ai donte më të mirën për ta”, ka thënë Trump, përpara se të shtonte: “Këtu nuk isha dakord me Charlien. I urrej kundërshtarët e mi dhe nuk dua më të mirën për ta, më vjen keq”.

Charlie Kirk është vrarë më 10 shtator, gjatë një takimi me studentë në Utah.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com