Vazhdon gjykimi për rastin “Aditiv” për keqpërdorime në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderë fiktivë në vlerë prej miliona eurove

Gjykimi për lëndën “Aditiv” për keqpërdorim në kompaninë shtetëore EMV dhe tenderë fiktivë në vlerë prej miliona eurove, vazhdon sot në sallën gjyqësore të INP Idrizovë.
Gjykimi, fillimisht, duhet të vazhdonte më 21 gusht, por është shtyrë për sot. Shkak për shtyrjen, siç kumtoi Gjykta themelore penale Shkup, ishte miratimi i aktakuzës kundër B.N., si vazhdim i hetimit, si dhe propozimi për bashkim të aktakuzave.
“Duke pasur parasysh aktakuzën me KOK OOA 47/25, që paraqet vazhdim të hetimit për lëndën konkrete, ishte miratuar dhe dërguar në këshillin gjyqësor gjatë ditës së sotme, siç edhe informuam në kumtesën e kaluar, ndërkaq me të cilin prokuroria njëherit ka parashtruar edhe propozim për bashkim të dy procedurave, për shkak të shkurtimit të shpenzimeve dhe efikasitetit të procedurës, nevojitet kohë që këshilli të njoftohet me shkresat e lëndës, si dhe deklarim të mbrojtjes në raport me të njejtën, dhe të vendosë rreth propozimit për bashkim”, kumtoi Gjykata themelore penale Shkup.
Hetimi për rastin “Aditiv” përfshin mbi 30 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtorë dhe funksionarë, ndërsa aktakuzat prëfshijnë bashkim kriminel, keqpërdorim të pozitave zyrtare, larje parash dhe zbardhje të sekretit zyrtar.