Më 12.09.2025, në orën 20:00, në SPB Shkup u raportua nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” se rreth orës 18:00, në kujdesin intensiv, kishte ndërruar jetë pacienti Xh. B. (61) nga Shkupi.
Sipas raportit, personi ishte sjellë më parë në spital me lëndime, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga një sulm fizik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Mgid